Cka eshte Ubuntu ?

Ubuntu GNU/Linux

Cka është GNU ?

E gjithë kjo filloi në vitet 1980-ta, kur një talent i madh i shkencave kompjuterike me emrin Richard Stallman vendosi te krijoj një klon të sistemit operativ Unix. Në atë kohe, Unix-i ishte sistemi operativ kryesor për industrit dhe akademit më të mëdha në botë. Stallman e bëri këtë pasi Unix-i kishte filluar të komercializohet dhe të jetë shumë i mbyllur.

Kjo ishte një anatem për Stallmanin, i cili besoi se ndarja e softwerit ishte natyrale. Ai vendosi të krijoj verzionin e tij të Unix-it që do të jetë gjithmonë falas dhe e krijoji një koncept legal Free Software për të u siguruar që kjo do të ndodhte. Free Software doli me licensën GPL (General Public License) e cila i lejon shfrytëzuesit të ndryshoj, të e shpërndajm etj. pa asnjë breng.

GPL është sikur EULA (Microsoft’s End User License Agreement) që vjen bashk me Windowsin (Ju e shihni gjat instalimit te Windowsit), EULA ja ndalon shfrytezuesit të e shfrytëzoj softwerin në më shumë se një kompjuter, GPL thotë pikërisht të kundërtën,

Cka eshte Linux ?

GNU u rrit në një projekt me shumë kontribues. Sidoqoft, sado i bukur që ishte nuk kishte kernel. Kerneli është zemra e secilit sistem operativ që i bënë gjërat kryesore si psh; Komunikimin në mes hardwerit dhe softwerit. Linus Trovalds hynë në lojë dhe jep një zgjidhje. Në vitin 1991 ai filloi një projekt personal për krijimin e kernelit. Emri i kernelit u emrua gabimisht pas uploadimit ne internet, kontribuesit e quanin Linux (një hybrid në mes Linus dhe Unix). Fatmirsisht Trovalds vendosi të e licensoj kernelin e tij ne GPL dhe kerkoji të tjerëve të e ndihmojn. Ata pranun, me mijra programer në botë u përfshin. Me kalimin e viteve projekti u bë shumë e më shumë i rëndsishëm. Sot Linux merr donacione nga disa sponzor si IBM.

Me kompajllerat, desktop managerat dhe gjerat e tjera te GNU dhe kernelin e Linux lind një epok e re e sistemeve operaitve që janë krijuar për shpejtesi dhe siguri e mbi të gjitha për bashkpunim në mes njerëzve “GNU/Linux”.


Cka eshte Ubuntu ?

Ubuntu është një verzion i sistemeve operative te GNU/Linux-it. Sistemi operativ është një softwer (program) që e vë në funksion kompjuterin tuaj. Microsoft Windows është sistemi operativ më i popullarizuar , së paku për kopmjutera shtepiak (desktop).

Ka plot sisteme operative , por cka e ben Ubuntun te vecant:

1. Perqendrimi i tij ne Desktop
2. Siguria
3. Lehtesia e perdorimit
4. Stabiliteti

2 comments:

Unknown said...

ore cuna une e kam kete ubuntu.......eshte sh i mire me plz po ka vetem nje problem........ky eshte si nje pc pa drivera.....as nuk shikoj as degjoj dote asgje.......dhe nuk lidhet as me netin eshte prob....keni ndo nje ide???flm per mirekuprtimin

servis pc said...

po ....ubuntu ka shume probleme me driveret dhe shumica e tyre mungojne .... :(

Post a Comment

 
Powered by Blogger