iPhone 4 i bardhë dhe iPhone 5 vijnë në pranverën e 2011

Modeli i bardhë i telefonit më të ri të Apple është shndërruar në një mister prej momentit që modeli i zi i telefonit të njëjtë është paraqitur në treg.
Deri tani, ne disa herë kemi dëgjuar se Apple do të lansojë këtë version të telefonit në treg, për të cilin më pas u tha se do të shtyhej gjatë vitit 2011.
Mirëpo, tashmë duket se kjo mëdyshje do të përfundojë. Kjo, pasi që thuhet se modeli me ngjyrë të bardhë i telefonit – iPhone 4, do të jetë në dispozicion për shitje gjatë pranverës së vitit 2011.
Sipas të gjitha gjasave, kjo datë do të përputhet me atë të lansimit të gjeneratës së re të iPhone, që ndryshe njihet edhe si iPhone 5, ndërsa pritet që Apple në këtë model të bëjë vetëm disa ndryshime të vogla, dhe këtë telefon ta quajë – iPhone 4S.
Natyrisht, se Apple synon që ta ndjekë rrugën e njëjtë sikurse bëri gjatë këtij viti, ndërsa pritet që modelin aktual – iPhone 4, ta shesë më lirë se sa opsionet e reja që pritet të jenë iPhone 4S, ose iPhone 5

0 comments:

Post a Comment

 
Powered by Blogger