Merr fund LimeWire

LimeWire ia vë kyçin derës – ka dështuar plani për lansimin e shërbimit online për shitje të muzikës.
Pasi që kanë humbur në kontestin gjyqësore kundër RIAA (Recording Industry Association of America), LimeWire është dashur të ndërpresë distribuimin e klientit të vet P2P. Mirëpo, plani i kompanisë ka qenë vazhdimi i afarizmit nëpërmes shërbimit online për shitje të muzikës.
Megjithatë, sipas informatave të fundit, nuk do të ketë gjë nga ky shërbim, e kompania po shuhet. Siç kanë pohuar ata për portalin teknologjik AllThingsD, “duke marrë parasysh situatën aktuale në të cilën gjendet kompania, planet për lansimin e shërbimit të ligjshëm muzikor janë pezulluar”.
Zyra në New York mbyllet me fillimin e vitit të ardhshëm, e kompania do t’u ndihmojë të punësuarve në kërkimin e tyre të punës së re, shtojnë nga LimeWire.

0 comments:

Post a Comment

 
Powered by Blogger