India zhvillon sistemin e saj operativ

Sulmet kibernetike si dhe rrjedhja e të dhënave të shumta të përdoruesve, janë një arsye më shumë për Indinë që të projektojë sistemin e saj operativ, i cili do t’i përshtatet më së miri përdoruesve të këtij vendi.
Vendimi për zhvillimin e sistemit operativ të dedikuar për Indinë, është cilësuar si një hap nacional, i cili është duke u zhvilluar nga Organizata për Hulumtime, në kuadër të njësisë për zhvillime softuerike në Bangalore.
Kjo organizatë thotë se India tani përdor sisteme operative nga shtetet e huaja, ndërsa pikërisht për këtë gjë, vendi ballafaqohet me shumë lëshime në strategjitë e softuerit, në mesin e së cilave është personalizimi i softuerëve dhe adaptimi për nevojat e zhvilluesve të këtij vendi.
Për më tepër, thuhet se teknologët të cilët do të jenë në krye të këtij projekti do të kenë rastin edhe të fitojnë popullaritet ndërkombëtar për iniciativën e tyre.

0 comments:

Post a Comment

 
Powered by Blogger