Përditësimi i antivirusit AVG fatal për Windows 7

Kompjuterët me versionin 64-bitësh të sistemit operativ Windows 7 të Microsoftit do të mund të bëheshin të papërdorshëm nëse përdoruesit instalojnë përditësimin më të ri softuerik për programin antivirus AVG.
Problemi shfaqet gjatë përditësimit pa pagesë për antivirusin AVG 2011 i cili është në dispozicion të përdoruesve që prej 1 dhjetorit të këtij viti.

Kompania AVG është në dijeni me problemin kur përditësimi shkakton resetimin e përhershëm të kompjuterëve me versionin 64-bitësh të sistemit operativ Windows 7. Megjithatë, gjatë resetimit, sistemi operativ nuk ngritët. Mu për këtë kompania ka tërhequr përditësimin e ri.
Problemi është i shkaktuar me një përditësim i cili në mënyrë automatike shtynë kompjuterin të resetohet për të pasur efektin e tij. Pas resetimit, kompjuteri regjistron "c0000135error" dhe nuk përfundon procesin e ngritjes së sistemit.
Mu për këtë, ky përditësim më nuk është në dispozicion të përdoruesve, e kompania AVG ka publikuar një udhëzim për ata përdorues të cilët tanimë kanë instaluar këtë përditësim dhe të cilët përballen me problemet e sipërpërmendura.
Nevojitet të niset “"rescue CD" i AVG-së në të cilin gjendet udhëzimet e detajuara.
Kompania u ka kërkuar falje të gjithë përdoruesve për këtë lëshim. Rekomandohet edhe metoda alternative për ata përdorues të cilët nuk e kanë apo nuk mund të krijojnë këtë CD.

0 comments:

Post a Comment

 
Powered by Blogger